Koronavirusi sjell fundin e supës së gjarprit dhe çorbës së bretkosës në Kinë

Azia

Koronavirusi sjell fundin e supës së gjarprit dhe çorbës së bretkosës në Kinë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 13:47
Supa

Pas epidemisë së koronavirusit të ri qeveria kineze ka ndaluar konsumin e ҫdo kafshe të egër dhe kjo ka sjellë shqetësim te prodhuesit e mishit të bretkosës dhe breshkave.

Por Kina është mjaft e uritur për kafshë si gjarprinjtë e macet e egra dhe qeveria ende nuk ka përkufizuar saktë se çfarë përfshihen në ‘kafshët e egra’. Gjithsesi masa sjell fundin për pjata tradicionale vendase si supa e mishit të gjarprit, breshkat guaske-buta apo tava e orizit me këmbë bretkose.

Shefat e kuzhinës dhe kritikët e ushqimit kanë kundërshtuar masën ekstreme.

Ndërkohë virusi ka infektuar më shumë se 95,000 njerëz e ka vrarë rreth 3,300, shumica e të cilëve në Kinë. Sëmundja ka cunguar ekonominë e Kinës dhe ka goditur udhëtimin ndërkombëtar dhe zinxhirin global të furnizimit.

Konsumi i kafshëve të egra ka qenë prej kohësh nën mbikqyrje teksa si epidemia aktuale e Covid-19 dhe ajo e SARS në 2003 ishin lidhur me tregjet e mishit të kafshëve të egra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat