Një gjendje e jashtëzakonshme për Tajlandën do të hyjë në fuqi duke filluar nga nesër, pasi vendi lufton kundër shpërthimit të koronavirusit, njoftoi të mërkurën Kryeministri Prayut Chan-o-cha.
Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.
Prayut tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera do të jenë në dispozicion siç duhet dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet, megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen.
"Disa mund të mendojnë se humbasin të drejtat dhe lirinë e tyre, por kjo është për të mbrojtur ty, jetën e familjes suaj dhe atë të çdo tajlandezi," tha ai.
Ai shtoi se nëse të gjithë e kuptoni dhe respektoni këtë gjë kjo pandemi do të mund të kalohet më shpejtë, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.