Koreja Jugore përgatitet për zgjedhje pavarësisht koronavirusit

Azia

Koreja Jugore përgatitet për zgjedhje pavarësisht koronavirusit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:07
Foto Ilustrim

Në Korenë Jugore ka nisur fushata dyjavore parazgjedhore, teksa kandidatët janë duke gjetur mënyra të reja për t’u lidhur me votuesit, meqë shteti përballet me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Kandidatët janë parë nëpër rrugët e Seulit duke dezinfektuar hyrjet e metrove dhe dyqaneve, në vend të prekjes së duarve të votuesve potencialë.

Partitë politike zakonisht do të mbanin marshe masive në gjithë shtetin, mirëpo kësaj herë një gjë e tillë nuk do të jetë e mundshme.

Në vend të kësaj, shumë kandidatë janë duke përdorur makina me altoparlantë për të dhënë mesazhin e tyre nëpër distrikte.

Ka pasur spekulime se zgjedhjet do të shtyheshin, mirëpo qeveria ka vendosur për mbajtjen e tyre më 15 prill.

Të gjithë votuesit do të duhen të vendosin maska, të qëndrojnë të paktën dy metra larg njëri-tjetrit në vendvotime dhe të vendosin doreza para se të votojnë.

Rreth 4,000 pacientë me koronavirus, që po trajtohen nga ky infeksion do të mund të votojnë përmes emailit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat