​Japonia përgatit pako ekonomike për luftimin e koronavirusit

Azia

​Japonia përgatit pako ekonomike për luftimin e koronavirusit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe po përgatitet të njoftojë një paketë ndihme ekonomike prej 108 trilionë jenë për të trajtuar krizën e koronavirusit të vendit.

Abe tha sot se detajet e kësaj pakete do të bëhen të ditura nesër.

Kjo paketë ndihme është e barabartë me një të pestën e ekonomisë së Japonisë dhe përfshin pesë trilionë jenë në përfitime të parave të gatshme, kredi për sigurinë e vendit të punës, shtesat e afateve të pagesës së taksave dhe pagesa të sigurimeve shoqërore.

Qeveria japoneze deri më tani ka prezantuar masat pandemike dhe vetëm kohët e fundit njoftoi se Lojërat Olimpike të Tokios 2020 do të shtyhen.

Përhapja e koronavirusit ka detyruar Abe dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë të diskutojnë masa më të rrepta dhe në lidhje me këtë Abe pritet të njoftojë nesër një gjendje të jashtëzakonshme në vend, të paktën për qytetet e mëdha si Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat