Kim Jong Un në gjendje të rëndë shëndetësore? - Bota Sot
Kim Jong Un në gjendje të rëndë shëndetësore?

Azia

Kim Jong Un në gjendje të rëndë shëndetësore?

Më: 21 prill 2020 Në ora: 22:32
Kim Jong Un

Derisa po qarkullojnë lajme rreth shëndetit të përkeqësuar të Kim Jong Un, presidenca e Koresë së Veriut thotë të mos ketë diçka të vërtetë në këto informacione.

Të hënën Daily NK, një webfaqe me bazë në Seul tha se kishte inofrmacione të sakta nga Koreja e Veriut, sipas të cilave Kim i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Duke u bazuar në një burim anonim, artikulli saktëson se Kim u operua më 12 prill në klinikën Hyangsan, një spital privat për familjen e Kim në provincën Pyongyan.

Kim thuhet se u shtrua për shkak të ‘pirjes së duhanit, obezitetit dhe punës së tepërt”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut thuhet se po shërohet në një vilë afër spitalit.

CNN të martën raportoi se Kim ishte ‘në rrezik për jetën’ , duke cituar zyrtarë anonim amerikanë.

Spekulimet rreth shëndetit të liderit koreano-verior nisën që kur ai nuk mori pjesë në ceremoni të përvjetorit të lindjes së Kim Il Sung më 15 prill. Një mungesë e tillë nuk kishte ndodhur që kur Kim mori pushtetin më 2012.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat