Në Hong Kong jetojnë në “apartamentet-kafaze” prej 15 metrave katrorë, tualetin e kanë të përbashkët

Azia

Në Hong Kong jetojnë në “apartamentet-kafaze” prej 15 metrave katrorë, tualetin e kanë të përbashkët

Më: 27 prill 2020 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Vlerësohet se rreth 200 mijë persona në Hon Kong jetojnë në “apartamentet-kafaze” të madhësisë prej 15 metrave katrorë, kurse në ta është e pamundur mbajtja e distancës sociale, raporton CNN.

Lum Chai i ka 45-vjet dhe para pandemisë kishte deklaruar për CNN se arsyeja pse kishte braktisur fshatin për qytetin, ishte shpresa për një jetë më të mirë, por sipas tij një gjë e tillë është e pamundur.

Kjo për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme, dhe për këtë këta njerëz detyrohen të organizojnë një hapësirë shumë të vogël si “apartament-kafaz”, brenda të cilit duhet të fut shtratin dhe gjësendet tjera. Megjithatë hapësira është aq e vogël sa që fqinjin e parë e ka vetëm gjysmë metri larg.

Tualetet në të ashtuquajtur “apartamente-kafaze” janë të përbashkëta, kurse kuzhinë shpesh as që ka, ekziston një “hapësirë” për të lënë ushqimin.

“Apartamentet” janë të ndarë me mure të improvizuara shumë të holla. E Lum thotë se qiranë për këtë hapësirë banimi e paguan 232 dollarë, e siç raporton CNN në këtë apartament jeton së bashku me 10 persona tjerë.

Hong Kongu njihet si qytet i bankierëve, por në të vërehet më së shumti dallimi mes shtresave sociale. Është një nga qytetet më të mbipopulluara në botë me 6.544 banorë për një kilometër katrorë.

Kurse epidemia e COVID-19, ka ndikuar që këto dallime të jenë më të theksuara, kështu shumica e atyre që jetojnë në “apartamentet-kafaze” kanë mbetur pa mobile sepse nuk kanë pasur para për të paguar qiranë.

Sipas të dhënave të fundit, në Hong Kong janë regjistruar 1.038 raste me COVID-19, kurse katër tjetër kanë humbur jetën. Në qytet janë në fuqi masat kufizuese për shkak të luftimit të coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat