Kina mohon përhapjen e informacioneve të pasakta për numrin e viktimave nga Covid-19

Azia

Kina mohon përhapjen e informacioneve të pasakta për numrin e viktimave nga Covid-19

Më: 27 prill 2020 Në ora: 17:16
Geng Shuang

Ministria e jashtme e Kinës ka mohuar pretendimet se vendi po përhap informacione të pasakta në lidhje me koronavirusin.

Një raport i Bashkimit Evropian tha që javën e kaluar kishte “prova domethënëse” të operacioneve të fshehta kineze në mediat sociale, shkruan BBC.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare në Britaninë e Madhe  dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Kina po vazhdon të raportojë numrin e vërtetë të viktimave nga Covid-19.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang mbrojti përgjigjen e Pekinit në konferencën e rregullt për shtyp të zhvilluar ditën e sotme.

“Unë duhet të theksoj se Kina është kundër krijimit dhe përhapjes së informacioneve të pasakta nga çdo individ ose institucion. Kina është më shumë një viktimë sesa një burim dezinformimi,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat