A ka kaluar rreziku? Në 24 orët e fundit, Kina raporton vetëm 1 rast të ri me Covid-19

Azia

A ka kaluar rreziku? Në 24 orët e fundit, Kina raporton vetëm 1 rast të ri me Covid-19

Më: 2 maj 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Kurba botërore e pandemisë Covid-19 po pëson gradualisht një rënie.

Në një situatë të tillë, për të katërtën ditë me radhë, Kina nuk raporton asnjë viktimë.

Po kështu, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) bën me dijeni se ka vetëm 1 rast të ri me Covid-19 në mbarë vendin.

“Është një rënie e madhe që nga fillimi i shpërthimit të virusit, kur vendi raportonte mijëra raste në ditë, çka sugjeron se tashmë rreziku ka kaluar”, shkruan CNN.

Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë është 82,875, ai i viktimave 4,633, i të shëruarve: 77,685 dhe i rasteve aktive: 557.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat