India përgatitet për ciklonin "Amphan" - Bota Sot
India përgatitet për ciklonin "Amphan"

Azia

India përgatitet për ciklonin "Amphan"

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:48
Foto

Miliona banorë në brigjet lindore të Indisë janë evakuar pak orë para se një stuhi e fortë ciklonare të godasë vendin.

Cikloni "Amfan" po intensifikohet dhe pritet të zbarkojë ditën e mërkurë në shtetet e Bengalit Perëndimor dhe Orisës.

Mbi 30 batalione të forcave të emergjencës janë vënë në gatishmëri për largimin e njerëzve nga toka dhe ajri.

Autoritetet kanë zhvendosur familjet e rrezikuara në qendra strehimore të posaçme por operacioni është vështirësuar për shkak se vendi po përpiqet të kontrollojë edhe pandeminë e koronavirusit, që në vend ka vrarë më shumë se 3 mijë veta deri tani.

"Kemi aktivizuar strehët anticiklonare për ata që jetojnë në ultësira dhe zonat e varfra. I pajisim me maska, respektojmë distancimin social dhe do u sigurojmë ujë dhe ushqim të gatuar," thonë zyrtarët.

Por jo të gjithë banorët kanë mundur të evakuohen në kohë në këto rrethana.

"Jo, nuk ka ardhur kush për të na evakuar. Nuk ka godina, ne kemi fëmijë, bagëti, që unë nuk kam ku t'i çoj, prandaj edhe thjesht do rrimë këtu."

Autoritetet kanë urdhëruar anijet në shtetet lindore të dalin në det të hapur për të evituar përplasjet në muret e portit si pasojë e intensitetit të ciklonit.

Vitin e kaluar, një ciklon i fortë tropikal sërish në muajin maj i mori jetën 89 banorëve në Indi dhe Bangladesh, me dëme materiale që arrinin mbi 8 milardë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat