Ditari i Wuhan-it, shkrimtarja “tradhtare” që zemëroi me veprën e saj - Bota Sot
Ditari i Wuhan-it, shkrimtarja “tradhtare” që zemëroi me veprën e saj

Azia

Ditari i Wuhan-it, shkrimtarja “tradhtare” që zemëroi me veprën e saj

Më: 19 maj 2020 Në ora: 13:18
Fang Fang

Ditari i një shkrimtareje kineze mbajtur gjatë periudhës së pandemisë në Wuahn ka ngjallur reagime të ashpra në Kinë. Shkrimtarja akuzohet si tradhtare dhe po përballet më një lumë kritikash në rrjetet sociale. Sipas mediave ajo e përdori pandeminë për të rritur famën e saj ndërkombëtarisht, pasi shënimet e saj në rrjetet sociale u bënë një burim i besueshëm informacioni për mediat botërore.

Një shkrimtare kineze ka dokumentuar jetën e saj në Wuhan në 76 ditët e izolimit pas shpërthimit të Covid 19.

Ditari i Fang Fang tani është përkthyer në anglisht, duke sjellë një rrefim të rrallë në qytetin ku u shfaq për herë të parë virusi.

 68-vjeçarja e cila po fiton gjithnjë e më shumë vemendje ndërkombëtare, në Kinë po cilësohet si “tradhtare”, dhe po përballet me një valë kritikash në rrjetet sociale.

Gjatë një kohe kur lajmet po transformoheshin shumë dhe gazetat e pavarura të lajmeve ishin të pakta, Fang Fang u shfaq shpejt si një burim i besueshëm informacioni, pasi përjetimet e saj i botonte fillimisht në faqen kineze të mediave sociale Weibo.

Në shënimet e ditarit të saj, Fang Fang shkroi për gjithçka, nga sfidat e jetës së përditshme, deri në ndikimin fiziologjik të izolimit të detyruar.

Në një recense të botuesit Harper Collins nënvizohet se ajo “i dha zë frikës, frustrimeve, zemërimit dhe shpresës së miliona bashkëqytetarëve të saj”.

68-vjeçarja gjithashtu ka folur kundër padrejtësive sociale, abuzimit të pushtetit dhe problemeve të tjera që penguan përgjigjen ndaj epidemisë.

Zemërimi ndaj shkrimtares vjen në një kohë kur SHBA dhe Kina janë në mes të një konflikti diplomatik.

Mediat shtetërore kineze gjithashtu e kanë sqaruar shumë qartë se cili është pozicioni i tyre ndaj Fang Fang. 

Sipas tyre, “ditari i saj ekspozon vetëm anën e errët në Wuhan ndërsa injoron përpjekjet që bënë njerëzit lokalë dhe mbështetjen e shtrirë në të gjithë vendin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat