Irani regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 nga fillimi i prillit - Bota Sot
Irani regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 nga fillimi i prillit

Azia

Irani regjistron numrin më të madh të rasteve me COVID-19 nga fillimi i prillit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Irani ka dhënë lajmin e keq për rikthimin e numrit të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, tha në përditësimin e ri se 50 njerëz të tjerë kishin vdekur nga COVID-19 në 24 orët e kaluara, duke e shtyrë numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga shpërthimi i pandemisë në 7,677, raporton Reuters.

Nga 146.668 raste të zbuluara deri më tani, 114.931 njerëz janë rikuperuar.

Irani aktualisht ka 2,547 njerëz në një gjendje kritike në spital me virus, shtoi ai, sipas Agjencisë së Lajmeve të Republikës Islamike.

Rritja e infeksioneve të reja vjen pasi masat për të kufizuar përhapjen e sëmundjes janë lehtësuar në Iran.

Herën e fundit që ministria e shëndetësisë raportoi një numër më të madh të infeksioneve të reja ishte 2 prilli, kur u regjistruan 2,875 raste të reja të konfirmuara, sipas të dhënave të arkivuara në faqen e internetit të Worldometers.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat