Izraeli synon aneksimin e 30 % të Bregut Perëndimor brenda javësh

Azia

Izraeli synon aneksimin e 30 % të Bregut Perëndimor brenda javësh

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:15
Ilustrim

Kabineti qeveritar i Izraelit do të votoj për aneksimin e plotë të të gjitha vendbanimeve të kolonive hebraike në Bregun Perëndimor, jo në faza apo aneksim të pjesshëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fillimisht kishte planifikuar një aneksim fazor, menjëherë pasi Presidenti Amerikan Donald Trump, kishte shpalosur planin e tij të paqes në Shtëpinë e Bardhë me 28 janar. Zëdhënësi politik i Netanyahu kishte shkruar në rrjetin social Twitter se votimi për aneksim në kabinet është çështje ditësh, dhe burime brenda kabinetit i kishin thënë gazetarëve se votimi do të bëhej vetëm për vendbanimet me një votim të mëvonshëm për saktë 30 përqindëshin e Bregut Perëndimor.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e kishte refuzuar kundër kësaj ideje, duke kërkuar votë për sovranitetin e propozuar në plan e presidentit Trump, dhe me formimin e komitetit të shënimit të kufijve, zëdhënësi i Netanyahu kishte fshirë postimin e tij në Twitter.

Ambasadori i SHBA’së në Izrael, David Freidman, pritet të takohet me kryeministrin Netanyahu, kryeministri alternativ Benny Gantz dhe ministrin e jashtëm Gabi Ashkenazi për të diskutuar këtë të diele.

Netanyahu është më i drejtpërdrejtë rreth çështjes se ka synim të procedoj me aneksimin brenda javësh, Gantz dhe Ashkenazi janë më të matur, duke folur pozitivisht rreth planit të Trump, por duke theksuar ruajtjen e paqes me Egjiptin dhe Jordaninë, që kanë kundërshtuar shtrirjen e Izraelit në cilëndo pjesë të Bregut Perëndimor.

Përkrahja e Gantz për planin edhe pse Netanyahu e ka shumicën që janë për aneksim pa të, do të tregonte se plani ka mbështetje të gjerë. Përkrahja e tillë do të e bënte më të qëndrueshme dhe do ta bënte më pak të mundshme që kandidati për president Joe Biden ta tërhiqte.

Sipas burimeve me njohuri të bisedimeve SHBA-Izrael në shtrimin e sovranitetit nuk ka shumë dallime nuk ka dallime mes partnerëve në qeverinë izraelite Netanyahu e Gantz , dhe se të dy po kursehen dhe po peshojnë koston dhe përfitimin e lëvizjes para me planin e aneksimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat