10 të vdekur, 117 të plagosur nga shpërthimi i serbatorit në lindje të Kinës

Azia

10 të vdekur, 117 të plagosur nga shpërthimi i serbatorit në lindje të Kinës

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Dhjetë njerëz janë vrarë dhe 117 të tjerë u plagosën kur serbatori i një kamioni shpërtheu duke e nxjerrë atë nga autostrada në provincën lindore kineze Zhejiang sot pasdite.

Shpërthimi i ndodhur pranë fshatit Liangshan ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave rezidenciale dhe fabrikash, njoftonin burimet vendase.

Një total prej 138 zjarrfikësish dhe 34 automjetesh po punonin për shuarjen e flakëve, njoftonte ministria kineze e emergjencave, raporton TCH.

Lu Fang, e cila punon në një restorant pranë vendngjarjes tha për agjencinë Xinhua se dëgjoi një goditje të fortë.

“Xhamat e dyerve e dritareve të shtëpisë time u thyen, por për fat unë, vëllai dhe nëna ime nuk u lënduam,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat