Koreja e Jugut konfirmon ‘valën e dytë’ të coronavirusit

Azia

Koreja e Jugut konfirmon ‘valën e dytë’ të coronavirusit

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë e Jugut besojnë se vendi po kalon një valë të dytë të coronavirusit, me gjithë regjistrimin e një numri relativisht të ulët të rasteve.

Sipas BBC,bëhet fjalë për vendin që kishte qenë një histori suksesi në trajtimin e COVID-19, por tani pret që pandemia të vazhdojë me muaj.

Shefja e Qendrave të Koresë për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC), Jeong Eun-kyeong, tha se vala e parë zgjati deri në prill.

Megjithatë që nga maji, grupimet e rasteve të reja janë rritur, përfshirë shpërthimet në klubet e natës në kryeqytetin Seul.

Midis atyre periudhave, rastet e konfirmuara ditore kishin rënë nga afro njëmijë në zero infeksione të regjistruara për tre ditë me radhë.

Megjithatë, zyrtarët të hënën thanë se gjatë 24 orëve të fundit, 17 infeksione të reja ishin regjistruar, nga grupime të ndryshme në zyra të mëdha dhe depo.

Dr. Jeong tha që “ringjallja” e fundit e kishte çuar në përfundimin se vendi ishte përballë një vale të dytë të virusit, dhe se ajo priste që ajo të vazhdojë.

Deri më tani, KCDC kishte thënë se vala e parë e Koresë së Jugut nuk kishte mbaruar kurrë me të vërtetë.

Por Dr Jeong tha që tani ishte e qartë se një fundjavë pushimesh në fillim të majit shënoi fillimin e një valë të re infeksionesh të përqendruara në zonën më të madhe të Seulit, i cili më parë kishte parë vetëm disa raste.

Më parë të hënën, qyteti Daejeon, në jug të kryeqytetit, njoftoi se do të ndalojë tubime në hapësirat publike siç janë muzetë dhe bibliotekat pasi u zbuluan një numër i grupimeve të vogla të viruseve.

Kryetari i Seulit paralajmëroi gjithashtu se kryeqyteti mund të duhet të kthehet në distancim të rreptë shoqëror, nëse rastet arrijnë më shumë se 30 mesatarisht gjatë tre ditëve të ardhshme dhe shkalla e të të shtruarve në spital të qytetit tejkalon 70%.

Ndryshe, Koreja e Jugut ka arritur të shmangë mbylljen e vendit dhe në vend të kësaj është mbështetur në masa vullnetare të distancimit shoqëror së bashku me një rrugë agresive, përmes gjurmimit të kontakteve dhe strategjisë së testimit për të luftuar virusin.

Një total prej 280 njerëz kanë vdekur që kur vendi raportoi rastin e parë në 20 janar. Në përgjithësi, janë regjistruar më shumë se 12,000 infeksione dhe mendohet se aktualisht mbeten 1,277 raste aktive në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat