India kalon 500 mijëshin me të infektuar nga Covid-19, ekspertët paralajmërojnë frikë për arritjen në 1 milion

Azia

India kalon 500 mijëshin me të infektuar nga Covid-19, ekspertët paralajmërojnë frikë për arritjen në 1 milion

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:03
Foto

India tani ka më shumë se 500,000 raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas shifrave të qeverisë të lëshuara të shtunën që treguan një kërcim rekord ditor prej 18.500 infeksionesh të reja.

Autoritetet thanë që 15.685 njerëz kanë vdekur deri më tani, pasi 385 viktima të tjera u shtuan në 24 orët e fundit.

Ekspertët thonë se numri i rasteve mund të kalojë 1 milionëshin para fundit të korrikut.

India është e katërta në listën e shteteve të botës që kanë më së shumti raste me koronavirus. Ajo është pas SHBA-së, Brazilit dhe Rusisë.

Ekspertët që këshillojnë qeverinë federale thonë se autoritetet tani duhet t’i japin më shumë përparësi uljes së vdekshmërisë sesa përhapjes së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat