India raporton shifër rekorde të rasteve të Koronavirusit - Bota Sot
India raporton shifër rekorde të rasteve të Koronavirusit

Azia

India raporton shifër rekorde të rasteve të Koronavirusit

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 08:35
Indi

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 19,906 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore në vendin aziatik që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Përpos rasteve të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 410 viktima, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “CNN”.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 528,859 persona, ndërsa shifra e viktimave në 16,095. Për më tepër, 309,712 persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Numrin më të madh të rasteve e ka rajoni perëndimor, Maharashtra, ku deri më tani janë regjistruar mbi 159,000 raste.

Pas këtij rajoni, në vendin e dytë radhitet kryeqyteti Neë Delhi, ku janë shënuar më shumë se 80,000 persona të infektuar me Covid-19.

India tash për tash është shteti që po shënon më së shumti raste ditore të koronavirusit në Azi dhe një ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat