Sulmohet Bursa e Pakistanit në Karaçi, së paku dy të vrarë

Azia

Sulmohet Bursa e Pakistanit në Karaçi, së paku dy të vrarë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 08:52
Ilustrim

Disa persona të armatosur e kanë sulmuar Bursën e Pakistanit në qytetin jugor, Karaçi, duke vrarë së paku dy persona dhe duke lënë të plagosur disa të tjerë, raportuan mediet lokale.

Sulmuesit hynë në ndërtesë pasi e sulmuan portën kryesore të saj me një granatë, shkruan “BBC”.

Policia citohet të ketë thënë se disa sulmues tashmë janë vrarë dhe se sulmi është duke vazhduar. Nuk është e qartë se sa sulmues janë të përfshirë në këtë rast dhe kush janë ata.

Drejtori i Bursës së Pakistanit, Abid Ali Habib, tha se sulmuesit iu afruan ndërtesës nga parkingu i veturave dhe hapën zjarr ndaj secilit.

Një televizion lokal raportoi se njerëzit që ndodheshin brenda ndërtesës janë duke u evakuuar përmes portës së pasme të ndërtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat