Fotoja zemërthyese nga Bejruti, derisa gjithçka po shkatërrohej, kjo heroinë i shpëton bebet - Bota Sot
Fotoja zemërthyese nga Bejruti, derisa gjithçka po shkatërrohej, kjo heroinë i shpëton bebet

Azia

Fotoja zemërthyese nga Bejruti, derisa gjithçka po shkatërrohej, kjo heroinë i shpëton bebet

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:47
Derisa gjithçka po shkatërrohej, kjo heroinë i shpëton bebet

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesë të mëdha të Beirutit të martën pasdite, dëmi, për fat të keq, do të vazhdojë të shtohet – si ai material ashtu edhe njerëzor.

Kryeqyteti i Libanit u shkatërrua, shumë spitale u dëmtuan, dhe një prej tyre është Spitali  Roum. Pikërisht në departamentin gjinekologjisë dhe obstetrikës,  u shkrep një nga fotografitë më tronditëse, e cila përshkruan gjallërisht dëshpërimin, trishtimin, pafuqinë dhe gjithë tragjedinë nëpër të cilin po kalon metropoli libanez.

Përkatësisht, fotografi Bilal Jawich fotografoi një infermiere të re duke mbajtur tre bebe të porsalindura në krahë, të rrethuara me rrënoja, gota të thyer, ndërsa përpiqej të bënte një një lidhje telefonike dhe të dërgonte një apel për ndihmë për kolegët e saj, mjekët dhe pacientët.

I njëjti spital, i cili funksionon që nga viti 1902 dhe kujdeset për të paktën 350,000 pacientë në vit, tani, pas një katastrofe të pashembullt që goditi Bejrutin, po vuan tmerrësisht, por ata nuk po heqin dorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat