Japonezët të lodhur nga rregullat e pandemisë

Azia

Japonezët të lodhur nga rregullat e pandemisë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:41
Japoni

Japonezët duket se janë lodhur me rregullat strikte, që po vendosin autoritetet atje në lidhje me pandeminë COVID-19.

Aumi Soto, një grua 34 vjeçare nga Tokio thotë se bën përpjekje të jetë e kujdesshme,por rregullat strikte të pandemisë e kanë lodhur atë.

Ajo tutje shprehet se është pro respektimit të asaj se çka vendos qeveria, por kjo situatë e ka vështirësuar mjaft shumë jetën normale, shkruan CNN.

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, ka deklaruar se situata me pandeminë në vend nuk është alarmante, porse duhet që të jemi të kujdesshëm.

Abe shtoi se infeksionet më të mëdha po vijnë nga vendet ku po grumbullohen shumë njerëz si baret apo restaurantet.

Por kritikët e të parit të qeverisë thonë se ai nuk ka bërë sa duhet ne menaxhimin e situatës me pandeminë Tokio, që njëherësh është kryeqyteti më i populluar në botë prinë për nga numri i infeksioneve me COVID-19, dhe ekziston frika se situatat mund të dalë jashtë kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat