Punëtorët e një dyqani të floktarisë tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar në momentin e shpërthimit

Azia

Punëtorët e një dyqani të floktarisë tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar në momentin e shpërthimit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:48
Shpërthimi në Bejrut

Shpërthimi që ndodhi në Bejrut ishte katastrofal dhe dëmet janë shumë të mëdha.

Stafi i një dyqani për prerjen dhe rregullimin e flokëve u tronditën nga shpërthimi i  madh dhe thonë se janë të hutuar nga kujtimet gjatë momentit të shpërthimit, raporton BBC News.

Një punëtor i dyqanit me emrin Abed, ka treguar përjetimet e tij gjatë sulmeve në Bejrut.

 

“Isha i zënë me një klient derisa ndodhi shpërthimi i parë. Vrapova tek dera kryesore për të parë se çfarë është duke ndodhur, dhe derisa arrita tek dera ndodhi shpërthimi i dytë, në atë moment përplasa rreth dhomës dhe e humba vetëdijen”.

Ai ka thënë se është duke u rikuperuar nga lëndimet fizike por psikologjikisht do të jetë e vështirë që ta kaloj.

“Nuk kam fjetur në tri ditët e fundit. Në çdo kohë kur i mbylli sytë më kujtohet zëri i kolegëve duke më thënë: “kthehu prapa Abed!”. Ajo se çka më shqetëson më së shumti është se ata e dinin për këtë material të rrezikshëm. Në tre sekonda ata ndryshuan fatin tonë. Në tre sekonda ata na shkatërruan neve, në tre sekonda pothuajse ata na masakruan”.

Ndërsa pronarja e dyqanit është shprehur se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë shumë të madhe që i ngjante një tërmeti.

“Sapo u zgjuam pas shpërthimit, ndjehesha e tmerrshme. Por, sapo hapa sytë e pash që isha gjakosur rëndë, kisha dhimbje në të gjithë trupin dhe nuk mund të ngrihesha në këmbë. Isha e merakosur për prindërit e mi sepse ata mund të mendonin që kam vdekur. Sa herë që i mbyllë sytë i hap përsëri shpejtë, sepse jam e frikësuar që ta shoh përsëri të njëjtën skenë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat