Koreja e Veriut heq kufizimet nga qyteti kufitar, por refuzon ndihmat ndërkombëtare

Azia

Koreja e Veriut heq kufizimet nga qyteti kufitar, por refuzon ndihmat ndërkombëtare

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:04
Kim Jong-un

Mediat vendase kanë raportuar se lideri i Koresë Veriut, Kim Jong Un, ka hequr masat kufizuese në një prej qyteteve më të mëdha kufitare me Korenë e Jugut ku mijëra persona ishin në karantinë prej disa javësh për shkak të dyshimeve se ishin infektuar me COVID-19.

Por Kim, këmbënguli se vendi do i mbajë kufijtë e mbyllur dhe refuzoi ndihmat nga jashtë, ndërkohë që vijon fushatën e egër kundër virusit dhe njëkohësisht rindërtimin e mijëra shtëpive, rrugëve dhe urave të dëmtuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e javëve të fundit.

Në prag të vitit të fundit të një plani 5-vjeçar ambicioz për zhvillimin e vendit, Kim Jong Un deklaroi në dhjetor se do të sfidonte “ballë për ballë” sanksionet ndërkombëtare teksa i bënte thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të fortë në përpjekjen për të përballuar vetë vështirësitë ekonomike”.

Por ekspertët thonë se kriza e COVID-19 ka penguar disa prej objektivave ekonomike të Kim, veçanërisht mbyllja me Kinën, aleatja më e madhe Koresë së Veriut dhe një burim jetik për ekonominë e vendit.

Të enjten, Kim tha se pas tri javësh në izolim dhe “verifikimeve shkencore”, situata ishte nën kontroll.

Refuzimi publik i ndihmave ndërkombëtare për rimëkëmbjen nga përmbytjet janë tregues negativë për marrëdhënien me Korenë e Jugut, pas përpjekjeve për të rifilluar bisedimet diplomatike mes dy palëve.

Që nga fundi i dhjetorit, Koreja e Veriut ka mbajtur në karantinë 25,905 persona, 382  prej të cilëve të huaj, shprehet Dr Edwin Salvador, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Korenë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat