Ngjarje horror, foshnja e sapo lindur gjendet e braktisur në koshin e plehrave

Azia

Ngjarje horror, foshnja e sapo lindur gjendet e braktisur në koshin e plehrave

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 19:08
Sipas policisë foshnja thuhet se ka qenë në gjendje të qëndrueshme, pasi u dërgua në një spital lokal për kontroll mjekësor.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë ku një foshnjë e porsalindur është braktisur dhe hedhur brenda një koshi mbeturinash.

Kur u gjet, policia zbulon se kordoni kërthizor ende i qëndronte varur. Foshnja e zhveshur u gjet e mbështjellë me një qese plastike kur një punëtor që shpërndante ushqime, dëgjoi fëmijën duke qarë ndërsa po parkonte motoçikletën e tij në rajonin verior kinez Ningxia.

Sipas policisë foshnja thuhet se ka qenë në gjendje të qëndrueshme, pasi u dërgua në një spital lokal për kontroll mjekësor.

Një hetim policor po vazhdon, thonë raportet. Ngjarja e rëndë u zbulua kur punëtori i shpërndarjes së ushqimit, Hai Yafeng, ishte duke shkuar për në shtëpi gjatë pushimit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat