Çfarë fati! Shkuan për pushime, zbuluan vendin me monedha ari

Azia

Çfarë fati! Shkuan për pushime, zbuluan vendin me monedha ari

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Dy adoleshentë në Izrael shkuan për pushime, pa e menduar se do ktheheshin me një pasuri të çmuar.

Ata gjetën qindra monedha ari, të cilat datojnë 1 mijë e 100 vite më parë.

Monedhat ishin të vendosura në një vazo dhe të groposura në tokë, në zonën Yavne në Izraelin Qendror.

Robert Kool, ekspert i monedhave, tha se këto monedha datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë, atëherë kur rajoni ishtë nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte territoret nga Algjeria e ditëve moderne dhe deri në Afganistan.

Ai bëri të ditur se ishin 425 monedha ari të pastër.

Adoleshentët fillimisht menduan se kishin gjetur disa gjethe shumë të holla, por kur panë monedhat u befasuan dhe mbetën pa fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat