Pasaporta e ridizajnuar e Tajvanit zvogëlon fjalët “Republika e Kinës”

Azia

Pasaporta e ridizajnuar e Tajvanit zvogëlon fjalët “Republika e Kinës”

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 22:07
Foto

Zyrtarët tajvanezë kanë njoftuar ndryshime në modelin e pasaportës, duke e bërë fjalën “Tajvan” më të madhe dhe duke zvogëluar fjalët “Republika e Kinës”.

Autoritetet thanë që ridizajnimi është bërë për të ndaluar konfuzionin midis shtetasve të saj dhe qytetarëve të Kinës.

Ishulli është për të gjitha qëllimet praktike një shtet i pavarur, por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Pekinit tha se kjo nuk do ta ndryshonte Tajvanin të ishte një “pjesë e patjetërsueshme e Kinës”.

Zyrtarët zbuluan pasaportat e reja në një ceremoni të mërkurën.

Fjalët angleze Republika e Kinës – emri zyrtar i Tajvanit – është hequr nga koka e kopertinës është vendosur brenda stemës kombëtare me shkronja më të vogla, dhe fjala angleze Tajvan është theksuar me shkronja më të mëdha.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit “njerëzit tanë kanë shpresuar që ne mund t’i japim më shumë rëndësi dukshmërisë së Tajvanit, duke shmangur keqkuptimet për ata që gabimisht mendojnë se njerëzit janë nga Kina”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm  i Tajvanit Joseph Wu.

Ndërsa vendet kanë vendosur ndalime udhëtimi në një përpjekje për të luftuar shpërthimin e pandemisë, ata kanë vendosur të njëjtat kufizime për udhëtarët nga Tajvani si për ata nga Kina, kanë thënë autoritetet.

Përhapja e Covid-19 e ka rikthyer në vëmendje mosmarrëveshjen në Tajvan.

Ndërsa ka fituar vlerësime ndërkombëtare për trajtimin e krizës shëndetësore, ai nuk është anëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

 Kina nuk e ka lejuar atë të marrë pjesë në asnjë takim të OBSH-së që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat