Koreja e Veriut ende nuk ka regjistruar asnjë rast me COVID-19

Azia

Koreja e Veriut ende nuk ka regjistruar asnjë rast me COVID-19

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:30
Foto Ilustrim

Koreja e Veriut,  një nga vendet më të izoluara në botë  nuk ka konfirmuar asnjë rast COVID-19.

Por ekspertët shëndetësorë dyshojnë ky se vend mund t’i kishte shpëtuar pandemisë plotësisht.

Pyongyang mbylli kufirin e saj me Kinën në janar dhe vendi mendohet të jetë duke përdorur një politikë “qëllo për të vrarë “ në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjen e virusit në vend.

Por qasja e Koresë së Veriut është vënë nën vëzhgim ditët e fundit për shkak të mënyrës tronditëse të vrasjes së një zyrtari të Koresë së Jugut i cili u gjet duke notuar në ujërat e Veriut.

Të mërkurën, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se “disa gabime” ishin zbuluar në përpjekjet e Koresë së Veriut për të parandaluar një shpërthim, gjatë një takimi të fundit të Partisë së Punëtorëve në pushtet – ku morri pjesë udhëheqësi Kim Jong-un.

Raporti nuk përcaktonte cilat ishin ato gabime, por takimi “theksoi nevojën për t’u mbrojtur në mënyrë rigoroze nga vetëkënaqësia, pakujdesia, papërgjegjësia dhe përtacia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat