Prekëse/ I humbi aksidentalisht, qeni besnik bën 37 milje për t’iu bashkuar të zotit

Azia

Prekëse/ I humbi aksidentalisht, qeni besnik bën 37 milje për t’iu bashkuar të zotit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:00
Qeni

Një qen besnik ka bërë 37 milje brenda 26 ditëve për të gjetur të zotin e tij, pasi ai e humbi aksidentalisht në një servis në Kinë.

Qeni 7-vjeçar, i quajtur Dou Dou, u tha se u harrua nga një familje kineze kur ata ndaluan për të rregulluar automjetin në një servis në autostradë.

Por qeni i bindur për të gjetur sërish familjen e tij, nuk ndaloi kërkimin për një muaj.

Pas 1001 peripecive, mes njerëzve të shumtë që i kalonin pranë apo rrezikut të makinave që kalonin me shpejtësi, Dou Dou u rikthye fatmirësisht në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat