Tmerr në Egjipt: Peshkaqeni kafshon krahun e një turisti

Azia

Tmerr në Egjipt: Peshkaqeni kafshon krahun e një turisti

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:28
Ilustrim

Një turist ukrainas humbi krahun, dhe një udhëzues turistik egjiptian humbi këmbën, në një sulm të rrallë peshkaqenësh pranë vendpushimit egjiptian Sharm El Sheik në Detin e Kuq.

Sulmi ndodhi të dielën, kur dy turistë, një nënë dhe një djalë, dhe udhëzuesi i tyre turistik, u zhytën në Parkun Kombëtar Detar Ras Mohamed, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, raporton AP.

Të plagosurit u transferuan në spitalin pranë dhe hetimi fillestar tregoi se njerëzit u sulmuan nga një peshkaqen i bardhë oqeanik i gjatë dy metra, njoftoi Ministria.

Ministria nuk ka dhënë detaje rreth lëndimeve, por një deklaratë nga Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Zhvillimin e Turizmit tha se djali 12-vjeçar ishte në kujdes intensiv të hënën dhe se operacioni nuk i shpëtoi krahun.

Një zyrtar shëndetësor egjiptian tha se udhëzuesi i familjes humbi këmbën, dhe nëna pësoi dëmtime të lehta.

Zyrtarët kanë mbyllur zonën e Parkut Kombëtar Ras Mohammed ku ndodhi sulmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat