Spitalet pakistaneze pa oksigjen, dhjetëra të vdekur

Azia

Spitalet pakistaneze pa oksigjen, dhjetëra të vdekur

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Shtatë pacientë vdiqën mbrëmë në një nga spitalet më të mëdha në Peshawar të Pakistanit, sepse institucioni shëndetësor mbeti pa furnizime me oksigjen.

Kjo u njoftua sot nga spitali në veriperëndim të vendit aziatik, raporton AP.

Fahrad Khan, një zëdhënës i Spitalit Khyber, tha se pacientët vdiqën të shtunën në mbrëmje kur furnizuesi është vonuar të rimbush magazinën.

Spitali është i dyti për nga madhësia në Peshawar dhe furnizohet nga qyteti Rawalpindi, i cili është 190 kilometra larg.

Spitalet në Pakistan po përpiqen të përballen me numrin në rritje të njerëzve të infektuar me coronavirus dhe po humbin pacientë për të cilët nuk kanë më oksigjen.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë në atë vend me më shumë se 220 milionë banorë është rritur në 416,499 dhe ka 8,361 njerëz të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat