Iran, 121 të vdekur dhe mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19

Azia

Iran, 121 të vdekur dhe mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Me 121 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 54.814, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.908 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.206.373.

Lari shtoi se 5.174 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 960.751.

Duke informuar se deri tani janë kryer 7.460.422 teste, zëdhënësja Lari tha se 108 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "portokalli" dhe 340 qyteza si zona të "verdha".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat