Rritet numri i viktimave të tërmetit në Indonezi

Azia

Rritet numri i viktimave të tërmetit në Indonezi

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Ka shkuar në 42 numri i viktimave të tërmetit që në orët e para të së premtes e goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja për ndonjë të mbijetuar dhe për trupa të pajetë.

Agjencia Kombëtare për Fatkeqësi tha se shumica e viktimave janë regjistruar në Mamaju, ndërsa pjesa tjetër në Majene. Përpos të vdekurve, autoritetet njoftuan se mbi 800 persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Tërmeti i fuqishëm e pati epiqendrën 6 kilometra në verilindje të qytezës Majene, në thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës. Dridhja ndodhi rreth orës 1 e 30 minuta pas mesnatës, duke bërë që mijëra njerëz të ikin të frikësuar nga shtëpitë e tyre.

Ky tërmet dhe dridhjet që ndodhën pas tij shkaktuan tri rrëshqitje dheu, bënë që të ndërpritet energjia elektrike, dëmtuan urat dhe mbi 60 shtëpi si dhe dy hotele, bëri të ditur zyra e guvernatorit provincial.

Agjencia e Meteorologjisë ka paralajmëruar se pas këtij tërmeti mund të ketë dridhje të tjera, të cilat mund të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të shkaktuar cunami, shkruan Reuters.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat