Singapori po ndërton eko-qytetin me 42,000 shtëpi

Azia

Singapori po ndërton eko-qytetin me 42,000 shtëpi

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:19
Singapor

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë distrikte banuese.

Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, ky tash është vendbanimi me freskues, grumbullim automatik të mbeturinave dhe një qendër qyteti pa makina, që shpresohet që të jetë rrugë për zvogëlimin e lëshimit të karbonit.

Ky qytet në ndërtim po quhet si “qytet malor” nga zyrtarët për shkak të hapësirave të gjelbra dhe kopshteve publike. Korridori i gjerë ekologjik do të jetë në qendër të tij duke ofruar kalim të sigurt, shkruan CNN.

Drejtori i Bordit për Zhvillim dhe Ndërtim i Singaporit, Chong Fook Loong, ka thënë se në Tengah, rrugët, parkingjet dhe shërbimet komunale janë poshtë qendrës së qytetit, ashtu që “gjithçka të jetë në nëntokë ndërsa niveli i tokës do të jetë komplet i lirë nga këmbësorët”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat