Seri sulmesh në Afganistan, nëntë të vdekur

Azia

Seri sulmesh në Afganistan, nëntë të vdekur

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një seri sulmesh të kryera në Afganistan sot vranë pesë nëpunës civilë dhe katër oficerë policie. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet.

Në kryeqytetin, Kabul, persona të armatosur hapën zjarr në lagjen Bag-e Daud dhe vranë katër punonjës të Ministrisë së Zhvillimit Rural, tha Ferdavs Faramarz, një zëdhënës i shefit të policisë së qytetit.

Disa orë pas sulmit, pallati presidencial tha në një deklaratë se shënjestra e sulmit ishte Reiaz Ahmad Kalil, drejtori i përkohshëm krahinor i departamentit të zhvillimit rural të provincës, Maidan Wardak, i cili u vra në sulm, raporton seatletimes.

Faramarz gjithashtu tha se një bombë ngjitëse e bashkangjitur në një veturë shpërtheu në Kabul dhe se një zyrtar tjetër qeveritar u vra në atë shpërthim.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte vetura e tyre, dhe një nga shoferët në Ministri u vra në atë sulm.

Në rrethin Zenda Jan, në provincën perëndimore të Herat, katër oficerë policie u vranë dhe një u plagos kur automjeti i tyre u përplas me një bombë të vendosur në rrugë, tha Wahid Katali, guvernator i provincës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat