​Kinë: Gjashtë të vdekur nga zjarri në minierën e arit

Azia

​Kinë: Gjashtë të vdekur nga zjarri në minierën e arit

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë vetë kanë humbur jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një minierë në provincën lindore kineze të Shandong, njoftoi media shtetërore kineze.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:00 të mëngjesit gjatë mirëmbajtjes së rregullt të pajisjeve në minierën e arit Chaojiawa në qytetin e Zhaoyuan, raporton Reuters, duke iu referuar agjencisë Xinhua.

Dhjetë minatorë ishin bllokuar në minierë për shkak të zjarrit, por katër u shpëtuan dhe u dërguan në spital për mjekim.

Një shpërthim ndodhi gjithashtu në një minierë ari në të njëjtën krahinë në janar, duke vrarë 10 minatorë, pas së cilës qeveria provinciale dërgoi një inspektim sigurie për t'u përqendruar në miniera që nuk kishin lidhje me qymyrin dhe përpunimin e metaleve, shtoi Reuters.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat