Izrael: Pfizer shumë efektive pas dozës së dytë

Azia

Izrael: Pfizer shumë efektive pas dozës së dytë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është jashtëzakonisht e efektshme pas marrjes së dozës së dytë, deklaroi sot Ministria izraelite e Shëndetësisë.

”Vaksina është provuar rreth 99% e efektshme në parandalimin e shtrimit në spital, sëmundje serioze dhe vdekje për ata që kanë kaluar dy javë nga doza e dytë”, sipas të dhënave të ministrisë.

Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tri javë diferencë.

Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës.

Bazat e të dhënave të dixhitalizuara të vendit lejojnë gjurmim gjithëpërfshirës epidemiologjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat