Irani ngrit akuza për spiunazh ndaj një shtetasi francez

Azia

Irani ngrit akuza për spiunazh ndaj një shtetasi francez

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:30
Shtetasi francez, Benjamin Brere

Irani do të vendosë një shtetas francez që arrestoi vitin e kaluar në gjyq me akuza për spiunazh, një krim që mund të mbartë dënimin me vdekje, tha avokati i  të akuzuarit të dielën.

Shtetasi francez, Benjamin Brere, u arrestua në Iran në maj të vitit 2020 nën dyshimin e fluturimit të një droni dhe fotografimit në një zonë të ndaluar, raporton The Neë York Times.

Saeid Dehghan, një avokat i të drejtave të njeriut që e përfaqëson francezin, tha në Twitter të dielën se prokurorët iranianë kishin konfirmuar që klienti i tij do të gjykohej për dy akuza “spiunazh” dhe “propagandë kundër sistemit”.

“Prokurori po përgatit aktakuzën dhe po e dërgon atë në gjykatën revolucionare”, i tha Dehghan agjencisë franceze të lajmeve Agence France-Presse.

Në vitet që kur Presidenti Donald  Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje bërthamore me vendin dhe rivendosi sanksionet, Irani ka ndaluar disa të huaj dhe dy shtetas.

Për të shënuar përvjetorin e ndalimit të Briere më 26 maj, gazeta franceze “Le Point” publikoi një letër të hapur nga gruaja e të akuzuarit, drejtuar Presidentit Emmanuel Macron të Francës, duke bërë një thirrje të dëshpëruar për ndihmën e tij.

Ministria e Jashtme e Francës  tha në mars se Briere, i cili po mbahet në burgun Vakilabad në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, kishte të drejtë për mbrojtje konsullore dhe se ambasada e saj në Teheran ishte në “kontakt të rregullt” me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat