Foshnja gjendet e gjallë në një kuti druri që notonte në lum

Azia

Foshnja gjendet e gjallë në një kuti druri që notonte në lum

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:17
Indi

Policia në Indi ka nisur një hetim pasi një foshnje u gjet e gjallë dhe e shëndetshme në një kuti druri në lumin Ganges.

Brendësia e kutisë ishte e mbuluar me lecka të kuqe dhe me imazhe të perëndive hindu si dhe një horoskop që tregonte datën dhe kohën e lindjes e emrin e vajzës, Ganga.

Foshnja e cila mendohet të jetë një muajshe, u shpëtua nga fillimi i javës nga një burrë që ishte me varkë, në shkurre buzë lumit, raporton The Guardian.

Policia tha se është e vështirë të përcaktohet sa ka qëndruar mbi ujë foshnja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat