Sulmohet shtëpia e ministrit, tre të lënduar nga shpërthimi

Azia

Sulmohet shtëpia e ministrit, tre të lënduar nga shpërthimi

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:52
Afganistan

Një shpërthim i fuqishëm afër zyrës së agjencisë së sigurisë në Afganistan ka shkaktuar tre të lënduar të mërkurën, vetëm pak orë pasi që një sulm me bombë dhe me armë në shtëpinë e një ministri të Qeverisë nxiti dhunën e talebanëve në kryeqytet.

Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në shtëpinë e ministrit të Mbrojtjes, Bismillah Mohammadi.

Ai i ka shpëtuar sulmit, porse dhuna përbën një ilustrim të ashpër të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, pasi forcat amerikane dhe ato aleate të NATO-s po tërhiqen nga vendi dhe kryengritësit po e marrin kontrollin mbi pjesë të shumta të territorit afgan.

Me rastin e sulmit të së martës vonë, forcat qeveritare luftuan me sulmuesit për katër orë radhazi, me ç’rast 8 civilë mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë u plagosën.

Talebanët kanë nisur një fushatë të ashpër për ta mposhtur qeverinë e mbështetur nga SHBA-ja që nga muaji prilli, duke e shfrytëzuar boshllëkun e largimit të trupave të huaja pas më shumë se 20 vjetësh angazhim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat