Irani ka deklaruar të martën se nuk do të bisedojë me SHBA-në për t'i dhënë fund konfliktit nëse nuk plotësohen kushtet e tij, të cilat sipas AP-së janë shtatë.
Deklarata vjen pas paralajmërimit të Presidentit Donald Trump për bllokadën e Hormuzit, ndaj së cilit Teherani u përgjigj se do të përdorë çdo mjet.
Në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare ka thënë se cisterna naftëtare kanë marrë flakë pasi goditën mina. Al Jazeera raporton për tre ose katër cisterna, pasi burimet nuk përputhen për numrin e saktë.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë, ndaj çdo incident aty ndiqet nga afër nga tregjet e energjisë.