Izrael, Gadi Eisenkot vazhdon përpjekjet për formimin e qeverisë së re, arrin marrëveshjen e parë të koalicionit

Azia

Izrael, Gadi Eisenkot vazhdon përpjekjet për formimin e qeverisë së re, arrin marrëveshjen e parë të koalicionit

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 09:36
Gadi Eisenkot

Partia Yashar, e drejtuar nga ish-shefi i ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, ka arritur një marrëveshje koalicioni me partinë e Avigdor Liebermanit, “Izraeli Shtëpia Jonë”, në përpjekje për të formuar qeverinë e re dhe për të larguar Benjamin Netanyahun nga pushteti.

Marrëveshja u arrit pas një takimi mes dy liderëve dhe përbën aleancën e parë politike që prej zgjedhjeve të 27 tetorit, të cilat i hoqën Netanyahut shumicën parlamentare.

Aleanca e Netanyahut disponon 53 nga 120 mandatet në Knesset, ndërsa kampi i Eisenkotit dhe partnerët e tij kanë 48 vende. Megjithatë, ky i fundit mund të sigurojë mbështetjen e partive që përfaqësojnë pakicën arabe, të cilat kanë 19 mandate.

Eisenkot ka afat deri më 6 dhjetor për të formuar qeverinë, me mundësi zgjatjeje edhe për 14 ditë. Nëse dështon, mundësia do t’i kalojë Netanyahut. Në rast se asnjëri nuk arrin të sigurojë shumicën, Izraeli mund të shkojë në zgjedhje të reja vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat