Nuk gjen qetësi Kabuli, tjetër shpërthim shqetëson banorët

Azia

Nuk gjen qetësi Kabuli, tjetër shpërthim shqetëson banorët

Nga: A.Zh Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:45
Afganistan

Banorët në Kabul kanë raportuar se kanë dëgjuar të paktën një shpërthim tjetër të madh brenda orës së kaluar.

Secunder Kermani, korrespondent i BBC në Afganistan, ishte në mesin e atyre që dëgjuan shpërthimin, përcjell Bota sot.

Zabihullah Mujahid, një zëdhënës i talibanëve, tha se shpërthimet u shkaktuan nga forcat amerikane që shkatërruan pajisjet.

Ai tha se banorët e qytetit nuk duhet të shqetësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat