Një person pamundëson mbajtjen e një dasme për shkak të muzikës

Azia

Një person pamundëson mbajtjen e një dasme për shkak të muzikës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një person i cili e ka identifikuar veten si taliban ka penguar mbajtjen e një dasme në lindje të Afganistanit duke shtënë me armë për të ndalur muzikën.

Aty mbetën të vdekur dy njerëz dhe 10 të tjerë u lënduan, thanë zyrtarët.

Një zëdhënës i talibanëve ka deklaruar se dy apo tre persona që kanë shtënë me armë janë arrestuar, të dyshuarit e mohuan se të shtënat me armë kanë të bëjnë fenë.

Muzika ishte ndaluar në Afganistan kur talibanët e drejtonin vendin gjatë viteve 1996-2001.

Po të njëjtat autoritete që e kanë marrë tani Qeverinë e Afganistanit nuk kanë publikuar ndonjë vendim që e ndalon muzikën.

Një dëshmitar okular i tha BBC-së se katër çifte po martoheshin në një dasmë të përbashkët në rrethin Surkh Rod në provincën e Nangarhar, të premten.

Ata kishin marrë leje nga një udhëheqës lokal taliban për të lëshuar muzikë të regjistruar në një zonë ku do të ishin të pranishme vetëm gratë.

Por natën vonë, persona të armatosur kishin hyrë me forcë brenda dhe u përpoqën t’i thyenin altoparlantët. Kur të ftuarit kundërshtuan, personat e armatosur hapën zjarr, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat