Tajvani blen F16-ta të avansuar nga SHBA-ja, Kina rikthen kërcënimet!

Azia

Tajvani blen F16-ta të avansuar nga SHBA-ja, Kina rikthen kërcënimet!

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Foto

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen e lavdëroi bashkëpunimin ushtarak me Washingtonin ndërsa tha se kishte porositur avionët e parë të avansuar F16-të nga SHBA-ja me qëllimin të forcojë mbrojtjen e ishullit në mesin e një përshkallëzimi të ri te tensioneve mes Tajpeit dhe Pekinit.

Stërvitjet e vazhdueshme ushtarake kineze dhe amerikane në rajon, kanë shtuar frikën e një konflikti mbi Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike, por që Kina e sheh si provincë të vetën.

Në ceremoninë e zhvilluar në një bazë ajrore të qytetit jugor, Chiayi ku u paraqit skuadrilja e parë e F16-tave më të avansuara deri tani, , F16V, Tsai tha se ky projekt dëshmon qartë angazhimin e fortë për partneritet mes Tajvanit e SHBA-së.

“Besoj se për sa kohë i qëndrojmë vlerave të demokracisë dhe lirisë, do të ketë edhe më shumë vende të tjera që do të qëndrojnë në një njëjtin front me ne”, u shpreh ajo. Shtetet e Bashkuara nuk kanë zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Tajvanin, por janë mbështetësi kryesor ndërkombëtar i ishullit dhe furnizuesi më i madh i tij me armë. E kjo e tërbon Pekinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat