Aktivistja dënohet me 15 muaj burgim se nxiti njerëzit ta përkujtojnë ngjarjen në Tiananmen

Azia

Aktivistja dënohet me 15 muaj burgim se nxiti njerëzit ta përkujtojnë ngjarjen në Tiananmen

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:45
Chow Hang Tung

Aktivistja pro-demokracisë së Hong Kongut, Chow Hang Tung, është dënuar me 15 muaj burgim për organizimin e një vigjiljeje për të përkujtuar sulmin e vitit 1989 në Sheshin Tiananmen.

Ky është dënimi i saj i dytë për vigjiljet e ndaluara, të cilat Chow u përpoq t’i organizonte më 2020 dhe 2021.

Rasti i fundit ka të bëjë me faktin që ajo i nxiti njerëzit të ndezin qirinj për të shënuar ngjarjen, e cila është një temë shumë e ndjeshme në Kinë.

Autoritetet e Hong Kongut e kanë ndaluar vigjiljen për dy vitet e fundit, duke përmendur kufizimet për COVID-19.

Chow tashmë ishte dënuar me 12 muaj burg për nxitje dhe pjesëmarrje në një vigjilje të ngjashme në vitin 2020. Por pesë muaj nga dënimi i saj i ri do të shkojnë njëkohësisht me këtë, që do të thotë se ajo do të kalojë gjithsej 22 muaj prapa hekurave.

Chow ishte nënkryetare e Aleancës tashmë të shpërbërë të Hong Kongut (HKA), e cila organizoi vigjilje vjetore për viktimat e shtypjes brutale të Kinës ndaj protestuesve të demokracisë më 4 qershor 1989.

Ajo u arrestua në atë datë vitin e kaluar, pasi publikoi dy pjesë ku u bën thirrje banorëve të shënojnë ditën duke ndezur qirinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat