Ligji kinez i sigurisë kombëtare për Hong Kongun mund të shtrihet në Tajvan dhe gjetkë

Azia

Ligji kinez i sigurisë kombëtare për Hong Kongun mund të shtrihet në Tajvan dhe gjetkë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:55
Ligji në fjalë hyri në fuqi në Hong Kong në qershor të vitit 2020 pas një viti protestash

Analistët po shprehin një frikë në rritje se ligji kinez i sigurisë kombëtare, që fillimisht synote të shuante lëvizjen pro-demokratike në Hong Kong, mund të përdoret për të vënë në shënjestër njerëz të çdo kombësie apo etnie që ofendojnë udhëheqjen kineze.

Ligji në fjalë hyri në fuqi në Hong Kong në qershor të vitit 2020 pas një viti protestash, në disa raste të dhunshme, të aktivistëve pro-demokracisë kundër qeverisë. Masa ndalon aktet e “separatizmit, subversionit, terrorizmit dhe bashkëpunimit me forcat e huaja”.

Në periudhën 13 mujore që nga hyrja e ligjit në fuqi, në ish-koloninë britanike dhe qendrën financiare botërore, të paktën 117 persona janë arrestuar dhe 60 janë gjetur fajtorë.

Shkelja e ligjit parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm

Ekspetët thonë mënyra e formulimit të ligjit, e shoqëruar me ambicjet e gjera të qeverisë komuniste, lë të hapur mundësinë se mund të përdoret kundër kujtdo që ka shprehur hapur qëndrime kundër Kinës ose mbështetjen për pavarësinë e Hong Kongut dhe shkel në një territor kinez, si përshembull viziton Hong Kongun ose ish-koloninë portugeze, Makao.

"Për sa kohë që Kina mund të zbatojë juridiksionin e saj brenda territoreve kineze, Hong Kong dhe Makao, individët që shkelin ligjin e sigurisë kombëtare mund të ekstradohen në Kinë për gjykim, edhe nëse përdorin tranzit një aeroport kinez”, thotë Chen Yi-fan, profesor për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tmakang pranë Taipeit.

Akuzat ndaj studiuesit tajvanez

Wu Rwei-ren, hulumtues i akademisë Sinica me qendër në Taipei, ishte njeriu i parë i akuzuar vitin që kaloi për shkelje të ligjit kinez të sigurisë kombëtare. Gazeta kineze Takungpao e mbështetur nga Pekini, e veçoi studiuesin 60-vjeçar për një artikull në mbështetje të pavarësisë së Hong Kongut. Drejtuesit e universitetit nuk mund të kontaktoheshin për të komentuar. Me kalimin e kohës, thonë analistët, popullsia e Tajvanin do të vihet në objektiv të ligjit.

Kina ka pretendime ndaj Tajvanit si pjesë të territorit të saj, pavarësisht nga vetëqeverisja 80-vjeçare ndonjëherë sfiduese e ishullit, dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta ribashkuar atë me Kinën kontinentale.

Tajvani demokratik ka një media të pavarur. Sipas një sondazhi të Qendrës Kombëtare të Hulumtimeve Zgjedhore pranë Universitetit Chengchi, më shumë se gjysma e banorëve të Tajvanit duan të mbajnë për një kohë të pacaktuar ‘status quo-në’ ose të vendosin më vonë mbi çështjen e bashkimit me Kinën.

Avionët luftarakë kinezë shkelin vazhdimisht hapësirën ajrore të Tajvanit

“Zakonisht veprime të tilla kanë për qëllim të dërgojnë një mesazh,” thotë analisti i pavarur tajvanez Sean Su. “Mund të përdoret si një lloj arme për të frikësuar popullin tajvanez, por mendoj se efekti i mëvonshëm do të jetë negativ."

Hartimi i ligjit që përdor një gjuhë të përgjithshme

Ligji është formuluar në atë mënyrë që përfshin jo vetëm banorët e Hong Kongut, por dhe njerëzit që nuk e kanë vizituar kurrë atë, sipas Amnesty International me qendër në Nju Jork.

Në korrik të vitit 2020, Amnesty International tha se çdo njeri në botë, “pavarësisht kombësisë ose vendndodhjes, teknikisht mund të konsiderohet se ka shkelur këtë ligj (ligjin kinez të sigurisë kombëtare) dhe të përballet me arrestimi dhe ndjekjen penale nëse ndodhet në një juridiksion kinez, qoftë edhe tranzit".

Kina thotë se politika e saj në Hong Kong ka për qëllim mbrojtjen e stabilitetit dhe sistemit ligjor të territorit. "Forcat anti-kineze që kërkojnë të destabilizojnë Hong Kongun duhet të përjashtohen me vendosmëri" nga çdo post pushteti në Hong Kong, tha Xia Baolong, kreu i Zyrës për Çështjet e Hong Kongut dhe Makao-s në Këshillit e Shtetit.

Banorët e Hong Kongut jashtë vendit

E lindur dhe rritur në Hong Kongu, Joey Siu e cila punon në Uashington, supozoi se do të arrestohej "menjëherë" nëse do të kalonte përmes aeroportit të ish-kolonisë britanike. Ajo nuk ka qënë në Hong Kong që nga hyrja e ligjit në fuqi. Zonja Siu punon për grupin e të drejtave të njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, “Hong Kong Watch”, duke organizuar protesta dhe mitingje ndërkohë që përiqet ta ndërkombëtarizojë çështjen.

“Që kur ligji hyri në fuqi në vitin 2020, ndjehem se nuk jam më e sigurtë në Hong Kong, sepse kuptova se po më ndiqnin njerëz që nuk e dija nëse ishin roje sigurie apo policia e Hong Kongut. Kështu që ndjeva se siguria ime personale nuk është më e garantuar në Hong Kong dhe padyshim që përpjekjet e mia për ndërkombëtarizimin e çështjes do të çonte që ndaj meje të ngrihen akuza për bashkëpunim me forcat e huaja”, tha për Zërin e Amerikës zonja Siu./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat