Indi: 38 persona dënohen me vdekje për shpërthimet e vitit 2008

Azia

Indi: 38 persona dënohen me vdekje për shpërthimet e vitit 2008

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 12:14
Pamje të shpërthimeve më 2008 në Indi.

Një gjykatë në Indi ka dënuar me vdekje 38 persona për rolin e tyre në një seri shpërthimesh me bomba më 2008 në rajonin perëndimor, Gujarat.

Pesëdhjetë e shtatë persona janë vrarë atëbotë dhe qindra janë plagosur në këto sulme, të cilat kanë ndodhur në Ahmedabad, kryeqytetin komercial të rajonit Gujarat.

Gjykata në Ahmedabad ka dënuar edhe 11 persona tjer me burgim deri në vdekje.

Të akuzuarit mund të sfidojnë dënimet në një gjykatë më të lartë.

Më 26 korrik të vitit 2008, rreth 20 bomba kanë shpërthyer brenda një ore në qendra të banimit, hapësira të dyqaneve, transportin publik dhe në spitalet në Ahmedabad.

Në ato hapësira janë gjetur edhe disa bomba të pashpërthyera.

Muxhahedinët indianë – atëherë një grup i panjohur militant – pati marrë përgjegjësinë për sulmet përmes një emaili të dërguar disa mediave.

Qeveria indiane e ka shpallur atë grup si terrorist./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat