Incident i dyshimtë me zjarrvënie në Korenë e Jugut – humbin jetën shtatë persona

Azia

Incident i dyshimtë me zjarrvënie në Korenë e Jugut – humbin jetën shtatë persona

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:18
Incident i dyshimtë me zjarrvënie në Korenë e Jugut

Shtatë persona janë vrarë në një incident të dyshuar me zjarrvënie në një firmë ligjore në qytetin Daegu të Koresë së Jugut.

Sipas medieve të huaja, të paktën 46 persona u lënduan gjithashtu nga shpërthimi i zjarrtë në një ndërtesë zyre pranë Gjykatës së Qarkut të qytetit mëngjesin e së enjtes.

Policia tha se po hetonte shkakun shkakun e sulmit, por besonte se mund të ketë qenë një akt zjarrvënieje.

Autori i dyshuar, një burrë rreth të 50-tave, kishte vdekur në vendngjarje, thane zyrtarët.

Më shumë se 150 zjarrfikës u mobilizuan në vendndodhjen qendrore menjëherë pasi zjarri shpërtheu rreth orës 10:55 me kohë lokale.

Ekuipazhet e shuan zjarrin brenda 20 minutave, thanë zyrtarët.

Shumica e të lënduarve u dërguan në spital me dëmet e lidhura nga thithja e tymit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat