Irani: Nuk e kemi furnizuar me armë Rusinë dhe nuk do ta bëjmë kurrë

Azia

Irani: Nuk e kemi furnizuar me armë Rusinë dhe nuk do ta bëjmë kurrë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 14:48
Flamuri iranian

Irani ka mohuar edhe një herë akuzat se ka furnizuar me armë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

“Republika Islamike e Iranit nuk ka dhe nuk do të furnizojë me armë kurrë Rusinë për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës”.

“Ne besojmë se armatosja e njërës palë do ta zgjasë luftën. Ne nuk e kemi konsideruar dhe nuk e konsiderojmë që lufta është zgjedhja e duhur as në Ukrainë, as në Afganistan, Siri dhe Jemen”, tha ministri i Jashtëm iranian në një bisedë telefonike me homologun e tij portugez, João Gómez Cravinho.

Kievi dhe shumë nga aleatët e tij perëndimorë kanë akuzuar Moskën për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani për sulmet e saj në Ukrainë gjatë javëve të fundit.

Çështja do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të BE-së të hënën në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg. Në një telefonatë të veçantë me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të premten, ministri i jashtëm i Iranit përsëriti qëndrimin zyrtar të vendit të tij për neutralitet në luftë.

“Ne kemi bashkëpunuar me Rusinë, por politika jonë për luftën në Ukrainë nuk është të dërgojmë armë por të ndalojmë luftën dhe të ndihmojmë njerëzit”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se dronët iranianë janë përdorur në sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike në disa qytete të Ukrainës.

Përveç kësaj, Kievi vendosi të kufizojë ndjeshëm marrëdhëniet e tij diplomatike me Teheranin në lidhje me dërgesat e supozuara të armëve në Rusi.

Irani tha se vendimi ishte “bazuar në informacionet e rreme të mediave të huaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat