Ngjarjet në Poloni, ky është reagimi i Kinës

Azia

Ngjarjet në Poloni, ky është reagimi i Kinës

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 09:25
Presidenti kinez, Xi Jinping. Fotografi nga arkivi.

Kina ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje pas raketave në territorin e Polonisë.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning, tha në një konferencë të rregullt për media të mërkurë se të gjitha palët duhet të “qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje në rrethanat aktuale”, raporton Reuters.

Ende nuk dihet se kush i hodhi raketat. Rusia ka mohuar.

Ndërkaq edhe presidenti Joe Biden dhe Recep Taip Erdogan kanë thënë se këto raketa ka pak gjasa të jenë lëshuar nga Rusia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat