Tërmet i fuqishëm godet Iranin – raportohet për shumë dëme materiale

Azia

Tërmet i fuqishëm godet Iranin – raportohet për shumë dëme materiale

Më: 28 janar 2023 Në ora: 22:04
Tërmeti në Iran

Një tërmet me magnitudë prej 5.9 ballësh goditi zonën kufitare turko-iraniane.

Tërmeti ka shkatërruar disa shtëpi në kryeqytetin e provincës iraniane, Hoy njoftuan mediat dhe Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Sipas të dhënave paraprake, numri i shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara në qytetin Hoy është relativisht i madh”, raportoi agjencia e lajmeve Fars.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi EMSC.

Mediat raportuan se tërmeti u dëgjua edhe në Armeni, Turqi dhe Azerbajxhan.

Zyrtarët iranianë thanë se ekipet e shpëtimit ishin dërguar në zonë dhe spitalet ishin vënë në gatishmëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat