Militantët palestinezë lëshojnë raketa në drejtim të Izraelit

Azia

Militantët palestinezë lëshojnë raketa në drejtim të Izraelit

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Autoritetet izraelite njoftuan sot se militantët palestinezë në Rripin e Gazës kishin lëshuar me dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit.

Sulmet, që vunë në alarm edhe Tel Avivin, pasojnë sulmet ajrore izraelite të një dite më parë, gjatë të cilave u vranë tre udhëheqës militantë të Xhihadit Islamik si dhe të paktën 10 civilë, pjesa më e madhe e tyre gra e fëmijë.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, avionët izraelitë goditën disa objektiva në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën një palestinez.

Militantët palestinezë kanë bërë të ditur se do të hakmerren ndërsa Izraeli thotë se është i përgatitur për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat